Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve të Evropianit 2021
Përfaqësuesja e Kosovës i ka mësuar emrat e kundërshtarëve për Kampionatin Evropian 2021, pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll i ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.
Vashat kosovare kanë përfunduar në Grupin A, i cili është mjaft i fuqishëm, së bashku me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estoninë.
Pa dyshim, ndeshja me Rusinë do të jetë e veçantë pasi nuk dihet nëse shteti rus do ta pranojë kontingjentin kosovar të futet në territorin e tij.
Kualifikimet për kompeticionin që do të mbahet në Angli do të fillojnë më 26 gusht, ndërsa do të përfundojnë më 27 tetor 2020.