Lajme

Kosova do të sigurojë mbi 100 mijë vaksina Pfizer&BioNTech

Kosova është në mesin e vendeve që pritet të marrë 100.620 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech, si pjesë e programit COVAX.

Në një komunikatë të lëshuar nga ky program, bëhet e ditur se vala e tretë e shpërndarjes së vaksinave do të bëhet nga prilli deri në qershor.

Ndërkohë që Kosova ka vazhduar me vaksinimin e të moshuarve mbi 85 vjeç, me vaksinat e AstraZenecas.