Kryesore

Kosova dhe Shqipëria formuan fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës

Ministri i Punëve të Jashtë i Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj nëpërmjet profilit të tij zyrtarë njoftoi se dy shtetet shqiptare Kosova Shqipëria janë dakorduar për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës.

Mes tjerash z.Cakaj thekson se asgjë nuk përfundon këtu, ai shprehet se mbështetja për Luginën do të vazhdojë pa ndërprerë.

Postimi i plotë :

Kjo është thjesht e mrekullueshme

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës ????!

Të mbahet parasysh: asgjë nuk përfundon këtu. Mbështetja jonë për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm.

#JemiNjë #BashkëPaKufi