Të fundit

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd “Diplomacia shqiptare: Rajoni, Europa dhe Politika shumepaleshe”

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd bën të ditur organizimin e aktivitetit të mëposhtëm:

Akademia Diplomatike Kombetare njofton për organizimin e një seminari tre javor me teme: “Diplomacia shqiptare: Rajoni, Europa dhe Politika shumepaleshe”. Aktiviteti do te zhvillohet ne Tirane nga data 9 deri me 27 nentor 2020. Ftohen te marrin pjese te rinj shqiptare nga vendet e rajonit. Pjesemarresit ne seminar do te pajisen me nje certifikate.

Kandidatet duhet te plotesojne kriteret e meposhtme:

1. Te kene mbaruar programin Bachelor per shkencat shoqerore e politike ose marredhenie nderkombetare.
2. Te paraqesin nje leter motivimi ku te shprehin arsyet pse deshirojne te marrin pjese ne seminar.
3. Te shoqerojne jeteshkrimin – CV me foto, adrese elektronike, cel dhe vendbanim – me dy letra reference.

Dokumentacioni i plotesuar te dergohet ne adresën e-mail: dbnj.rek@mfa.gov.al.
Afati për dorezimin e aplikimeve është 15 tetor 2020.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme si organizatore e veprimtarise merr persiper shpenzimin e mbulimeve te qendrimit – akomodim, ushqim dhe transportin e brendshem. Shpenzimet e udhetimit nga vendi i rezidences ne Tirane e kthim duhet te mbulohen nga pjesemarresit.

Pas miratimit të kandidaturave pjesëmarrësve në seminar do t’iu percillet programi i veprimtarise.

Ky njoftim gjendet edhe ne websiten e MEPJ.

Faleminderit për bashkëpunimin.