KOSNETT FTON VETËM KURTIN DHE OSMANIN NË PËRVJETORIN E MARINSAVE
Shefi i Ambasadës Amerikane në Kosovë, Philip Kosnett ka festuar një natë më parë përvjetorin e marinsave.
Në këtë mbrëmje ishin të ftuar vetëm lideri i VV-së, Albin Kurti dhe kandidatja për kryeministre nga LDK Vjosa Osmani.
Lideri i VV-së njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëpunimi me amerikanët nderon Shtetin dhe kombin.
“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave. Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, ka njoftuar Kurti.
Ndërkohë, në darkën e Kosnett kanë munguar liderët tjerë të Kosovës.
Ambasadori amerikan ka kërkuar edhe më herët të krijohet sa më shpejt Qeveria e Kosovës në mënyrë që institucionet e reja të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Nesër pritet të merret vendimi për certifikimin e zgjedhjeve dhe hapjes së rrugës për krijimin e Qeverisë së re.