Bota

Koronavirusi/ Shkon në 17 numri i viktimave në Itali

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e tre personave të tjerë në Itali duke e çuar në 17 numrin total të viktimave ndërkohë që sipas të dhënave të fundit, vendi numëron 650 të prekur.

Të dhënat janë raportuar nga drejtori i përgjithshëm i Mbrojtjes Civile, Angelo Borelli.

Viktimat janë regjistruar në rajonin e Lobardisë dhe të treja ishin mbi 80 vjeç dhe me simptoma klinike të mëparshme.

Sa i përket rasteve të rikuperuara, sipas autoriteteve italiane, janë 45 persona që janë shëruar deri tani nga koronavirusi.

Rajoni më i prekur mbetet ai i Lobardisë me 305 raste të konfirmura, i ndjekur nga Veneto me 98 dhe Emilia-Romana me 97. Koronavirusi është përhapur më shumë në pjesën veriore të Italisë por raste janë regjistruar edhe në jug, në rajonin e Kampanias (2) dhe Siçilisë (3). /Opinion.al