Shqipëri

Koronavirusi në Shqipëri, mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë

Qeveria e Shqipërisë në mëngjes do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme ku do trajtohen masat shtesë pas konfirmimit zyrtar të dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë, pacientët babë e bir që udhëtuan nga Firence përmes Hanit të Hotit.

Bëhet me dije se mbledhja ka filluar prej orës 09:00 dhe disa nga ministrat do të raportojnë para Kryeministrit për punën e bërë deri më tani, por gjithashtu do hartohet plani për ditët në vijim.