Shqipëri

Shpërthimi në veri, Rama: Krim i rëndë që duhet ndëshkuar sa më parë nga ndërkombëtarët, cënoi jetën e qytetarëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar si “krim i rëndë” sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Rama përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se sulmi terrorist në Zubin Potok cënon jetën e qytetarëve në Kosovë dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin perëndimor

Rama ka theksuar se kjo goditje kriminale duhet zbardhur dhe ndëshkuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar. Tutje Rama ka bërRama ka theksuar se kjo goditje kriminale duhet zbardhur dhe ndëshkuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar. Tutje Rama ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe për riangazhimin e një formati të ri të dialogut mes dy vendeve.

“Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së”, ka shkruar Rama.