Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, humb jetën 27-vjeçarja nga Kumanova
Maqedonia e Veriut raportoi të enjten një tjetër viktimë mes pacientëve me Covid-19 duke e çuar totalin në 30 të vdekur.
Autoritetet shëndetësore u shprehën se viktima ishte një grua 27-vjeçare nga Kumanova, e cila kishte lindur një foshnje më 30 mars.
Fatmirësisht, i biri nuk eshtë infektuar me koronavirus, por gruaja vuajti ndërlikime të rënda të frymëmarrjes, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.
Po ashtu, autoritetet raportuan diagnostikimin e 46 personave të tjerë të infektuar me Covid-19 duke e çuar totalin në 663 të infektuar.
Numri më i madh i të infektuarve mbetet në Shkup me 273 të infektuar dhe në Kumanovë me 143 të infektuar.
Deri më tani mbi 6 500 persona janë testuar për koronavirus ndërsa 37 janë shëruar./opinion.al