Koronavirusi në Itali, 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit
Vijon të përkeqësohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mësohet se brenda 24 orëve kanë humbur jetën 812 persona.
Aktualisht, numri total i vdekjeve ka shkuar në 11 591, ndërsa numri i personave të infektuar është 101 739.
Janë regjistruar 4050 pacientë të infektuar më shumë se një ditë më parë. Pacientë të shëruar janë 14 620.
Në Lombardi numri i viktimave është 6818 dhe numri i pacientëve të infektaur është 42 161, ndërsa shënohen 458 janë viktima më shumë se një ditë më parë
Pacientë të shtruar në terapi intensive janë 3981 dhe janë 75 pacientë më shumë se një ditë më parë.
27 795 janë pacientët që po kurohen në struktura spitalore e 43 752 në izolim shtëpiak.
Deri më sot Italia ka kryer 477 359 tampone. Ndërkohë, sipas ekspertëve piku pritet të vijë në 7 ditët në vijim./ Opinion.al