Koronavirusi mbijeton në lëkurë pesë herë më gjatë se gripi i zakonshëm
Koronavirusi mbijeton në lëkurë pesë herë më gjatë se gripi i zakonshëm.
Koronavirusi mbetet aktiv në lëkurën e njeriut për nëntë orë, kanë zbuluar studiuesit japonezë, në një studim që ata thanë se tregoi nevojën për larje të shpeshtë të duarve për të luftuar pandeminë Covid-19.
Nga ana tjetër, patogjeni që shkakton gripin e zakonshëm mbijeton në lëkurën e njeriut për rreth 1.8 orë , thuhet në studimin e botuar këtë muaj në revistën Klinike të Sëmundjeve Infektive.
“Mbijetesa nëntë orëshe e SARS-CoV-2 në lëkurën e njeriut mund të rrisë rrezikun e transmetimit nëpërmjet kontaktit në krahasim me IAV (virusi i gripit A), duke përshpejtuar kështu pandeminë”, thotë studimi.
Si koronavirusi ashtu edhe virusi i gripit inaktivizohen brenda 15 sekondave duke aplikuar etanol, i cili përdoret në pastruesit e duarve.
“Mbijetesa më e gjatë e SARS-CoV-2 në lëkurë rrit rrezikun e transmetimit të kontaktit; megjithatë, higjiena e duarve mund të zvogëlojë këtë rrezik, ”, shkruhet në studim.
Studimi mbështet udhëzimet e OBSH-së për larjen e rregullt dhe të plotë të duarve për të kufizuar transmetimin e virusit, i cili ka infektuar gati 40 milion njerëz në të gjithë botën që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar./ Opinion