Koreja e Jugut mban zgjedhje në mes të pandemisë
Në Korenë e Jugut sot mbahen zgjedhjet parlamentare në mes të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas Agjencisë së Lajmeve Yonhap, votimet për 300 ulëse të Asamblesë Kombëtare të vendit filluan në orën 06:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale (ora 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore) dhe do të vazhdojnë deri në orën 18:00 (ora 09:00 sipas kohës së Evropës Qendrore).
Rreth 44 milionë qytetarë pritet të japin votat e tyre duke mbajtur maska në fytyrë dhe dorëza.
Atyre gjithashtu do t’u kontrollohet temperatura dhe do të dezinfektojnë duart para se të hyjnë në vendvotim.
Më shumë se 11 milionë qytetarë u lejuan të hedhin votën e tyre paraprakisht për të shmangur turmat.
Qeveria vendosi të heqë rregullat e karantinës për të lejuar rreth 50 mijë vetë-izolues të votojnë pasi të mbarojnë votimet e rregullta.
Sipas mediave lokale, Partia Demokratike në pushtet pritet të sigurojë shumicën e vendeve pas përgjigjes së fundit ndaj shpërthimit të COVID-19 në vend.
Koreja e Jugut deri më tani ka konfirmuar 10.591 raste të koronavirusit me 225 vdekje ndërsa 7.616 pacientë janë shëruar.