Lajme

Konjufca tregohet i prerë: Nuk ka asociacion pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të premten se kërkesa perëndimore për ngritjen e asociacionit nuk do të plotësohet, nëse nuk bën trysni bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapat drejt njohjes së Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Konjufca tha se nëse presioni vazhdon vetëm mbi Kosovën dhe Perëndimi nuk e bind dot Serbinë të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, ai nuk beson se këto përpjekje do të prodhojnë rezultate së paku në periudhën afat-mesme të proceseve politike në Kosovë.

Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Konjufca tha gjithashtu se nuk i takonte Bashkimit Evropian të paraqiste projekt-statutin për asociacionin e komunave me shumicë serbe.