Konjufca për helmimet: Ndoshta dikujt po i konvenon vonimi i procesit zgjedhor
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është i ftuar në emisionin Pressing në T7.
Konjufca ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për skandalit e fundit me helmime te zyrtarët e numërimit në QNR. Ai thotë se asnjë vëzhgues nga radhët e Vetëvendosjes nuk është helmuar por ata kanë qenë të partive tjera. Ka pasur shumë reagime rreth kësaj çështje pasi që lajmi mori përmasa botërore. Edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk është e mundur që të mos helmohen zyrtarët serb në qendrën e votimeve. Ai shtoi se ende nuk e kanë zbuluar një helm monoetnik duke bërë sarkazëm.
“Skandali me helmime ka mundur të ndodhë për dy arsye”, thotë Konjufca.
“E para që me të vërtet ndoshta ka diçka aty. Dhe e dyta është se ndoshta dikujt po i konvenon vonimi i procesit zgjedhor”
“Mirëpo nuk po mund të e kuptoj se kush do dëshironte të vonohej procesi. PDK e ka bërë të ditur se do të vazhdoj aktivitetin e PDK’së në opozitë. Kadri Veseli doli menjëherë pas zgjedhjeve dhe e konfirmoi këtë”
Tutje Konjufca thotë se këto vonesa vetëm sa po e prishin një proces shembullor të zgjedhjeve.
“Zgjedhjet në Kosovë kanë qenë të mira dhe në krahasim me vendet shtetet e rajonit sikur Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ato kanë qenë shumë më të organizuara”, shtoi ai.