Të fundit

Konflikti në kazino në Breznicë të Bujanocit, 5 persona të plagosur

Ka shkuar në pesë numri i personave të plagosur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur në një kazino në Breznicë të Bujanocit.

Lajmin e ka konfirmuar Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Agron Uka.
“Rastit i ka paraprirë një konflikt i mëhershëm mes këtyre personave, i ndodhur diku para një jave. Ka pasur përleshje mes tyre dhe aty është përdorur edhe arma e zjarrit”.
Prokurori shtoi se janë arrestuar nëntë persona.
“Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe paraqitje e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit. Fillimisht për 48 orë janë ndaluar gjashtë personave e më pas edhe tre të tjerë”, tha prokurori.Mësohet se deri te konflikti erdhi për shkak të një shume të parave që të dyshuarit i kanë humbur.

Megjithate, këto kazino janë buzë vijës kufitare Kosovë – Serbi, ku pretendohet se bien në territorin e Komunës së Bujanocit, dhe realisht nuk kontrollohen nga autoritetet e Republikës së Serbisë dhe atyre të Komunës së Bujanocit, me që shpeshherë ka pas dilema se në çfar territori janë ato.