Të fundit

Konfirmohet rasti i dytë me Covid-19 në Bujanoc

Një grua 77 vjeçe nga komuna e Bujanocit, ka rezultuar pozitive në koronavirus, kështu ka bërë të ditur për “Bujanovacke”, drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Dr.Lela Jovanovic.

“Ne morëm konfirmimin se rezultati është pozitiv. Gruaja ndodhet në spitalin e Vranjës dhe sipas informacioneve që kemim, gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme. Hulumtimi i kontakteve dhe imponimi i masave të izolimit të shtëpisë së saj, tani do të kryhet sipas procedurës nga Shërbimi Epidemiologjik nga Vranja – tha ajo.
Edhe djali i pacientës tashmë me koronavirus, i moshës 47 vjeç, u pranua gjithashtu në spitalin e Vranjës me simptome të të njejtit virus, por rezultati i mostrës së tij nuk dihet ende.

Kujtojmë se më 3 prill ishte konfirmuar një mashkull i infektuar i lindur më 1965 i nacionalitetit serb nga qyteti i Bujanocit, rruga Karakaçka.