Të fundit

Kronikë zgjedhore/ Arifi: As bora e as shiu nuk e ndal Corroticën dhe Shoshajën për të vulosur fitorën e madhe të Alternativës

Alternativa për Ndyrshim sot ka vazhduar karvanin e takimeve me qytetarë në bashkësitë lokale Shoshajë dhe Corroticë. Pikëtakimi I sotëm ë Corrotic ishte lokacioni, aty ku tani qeverisja Arifi I dha pamje krejtësisht ndryshe.

Terrenet sportive janë të rregulluar për dashamirët e sportit kanë thënë sot në fjalën përshëndetëse kandidatët për këshilltarë nga BL Shoshajë dhe Corroticë, Qefajete Mustafa dhe Ejup Limani. Kandidatët kanë numëruar projektet që janë në interesin e banorëve të bashkësive lokale që ata përfaqësojnë.

Në kuadër të qëndrimit sot në këto vendbanime kryetari Shqiprim Arifi ka vizituar edhe kompaninë Alpi Group kompani kjo që gurin natyral e shëndrron në grohës modern.

Ponari I kompanis Fejzulla Agushi ka mirëpritur vizitën e sotme duke e vlerësuar interesimin e kryetarit Arifi për mbështetjen që u jep bizneseve vendore. Shqiprim Arifi bizneset vendore I quajti hero sepse ata në këtë mënyrë po mbajnë gjallë vendin duke hapur vende të reja pune dhe siguruar familjet preshevare.