ARKIVAKryesore

Konferenca e Londrës 1912 – ndarja e tokave shqiptare . Pse ?

Konferenca e Ambasadorëve i nisi punimet në Londër, më 17 dhjetor 1912 e vazhdoi deri, më 29 korrik 1913. Përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga këtu Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Ajo pati disa ndërprerje të diktuara nga rifillimi i Luftës Ballkanike. Konferenca u mor gati krejtësisht me çështjen e kufijve të Shqipërisë. Këtu u ndeshën, si kërkesat e palëve të interesuara drejtpërsëdrejti, ashtu edhe pikëpamjet e Fuqive që qëndronin prapa tyre.

Gjetja e një platforme disi të bashkërenduar për çështjen shqiptare në bisedimet e fshehta, bëri të mundur edhe marrëveshjen e Gjashtë Fuqive për mbledhjen e përfaqësuesve të tyre në Londër, e cila do të shqyrtonte problemet kryesore të shtruara nga Lufta Ballkanike.

Pesë Fuqitë e Mëdha të Evropës u përfaqësuan nga ambasadorët e tyre në Londër, ndërsa Anglia dërgoi aty ministrin e vet të jashtëm Eduard Grej (Edward Grey).

Austro-Hungaria u përfaqësua nga ambasadori Mensdorff (Count Albert von Mensdorff-Pouilly-Dietrichstein, 5 shtator 1861 – 15 qershor 1945);

Gjermania u përfaqësua nga ambasadori Lichnowsky (Karl Max, Prince Lichnowsky, 8 mars 1860 – 27 shkurt 1928);

Italia u përfaqësua nga ambasadori Imperiali (Guglielmo Imperiali di Francavilla, 1858-1944);

Franca u përfaqësua nga ambasadori Cambon (Pierre Paul Cambon, Paris,          20 janar 1843  – 1924), i dekoruar me Kryqin          e Madh të Legjionit të Nderit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Francës. Kambon, veprimtarinë e vet diplomatike e paraqiti në veprën e tij Correspondence 1870 – 1924, Grasset, Paris 1940;

Rusia u përfaqësua nga diplomati Benckendorff (Alexander Konstantinovich Benckendorff, 1 gusht 1849 – 11 janar 1917). Për “punën e zellshme dhe të suksesshme” në Konferencën e Londrës, u dekorua nga perandori rus Nikolla II Romanov.

Britania u përfaqësua nga ministri i jashtëm i saj Grej (Edward Grey, 1st Viscount Grey of Fallodon, 25 prill 1862 – 7 shtator 1933), i cili ishte bashkërendues i punimeve të Konferencës së Londrës. Për disa aspekte të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913) Sir Eduard Grej shkruan edhe në librin e tij “Memoires” (Kujtime), botuar nga Payot, Londër, 1925.

-Më 22 mars 1913 Konferenca u mblodh për të sanksionuar marrëveshjen përfundimtare të Fuqive mbi kufijtë e veriut. Në kundërshtim të hapur me parimin e kombësisë dhe të vullnetit të popullsive vendase, nga trungu i Shqipërisë u shkëputën Kosova dhe tokat e Shqipërisë lindore (të quajtura Maqedoni perëndimore).

-Konferenca e Londrës nuk e pranoi si bazë për zgjidhjen e çështjes së kufijve të Shqipërisë parimin etnik

– Nga fundi i prillit të vitit 1913, garnizoni turk i Shkodrës kapitulloi. Qyteti u pushtua nga trupat malazeze dhe kjo shkaktoi një pështjellim të ri në Konferencën e Londrës dhe në kancelaritë evropiane.
Pra e gjithë kjo që e shkrova ( nga shënimet e mikut Xhelal Zejneli ) është vetëm një histori  të cilën e gati të gjithë e njohim. Por si e tillë duhet të dihet dhe është mirë të dihet .

Pyetjet e mia  thelbësore nga i gjithë ky shkrim janë këto  :
-A i kemi në duar arsyetimet diplomatike ( ato janë të shkruara ), ato që nuk janë publike për një vendim të tillë aq arbitrar dhe pa praninë e shqiptarëve ?.  Për çdo veprim  dhe vendim  të madh diplomatik ( si ky  i  Londrës ) epen arsyetimet . Edhe për  vendimin e Europës dhe Amerikës për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 ishte një arsyetim bindes dhe i plotë i cili e morri përkrahjen e të gjitha fuqive ushtarake të kohës.

-Në çka bazoheshin fuqitë e mëdha dhe pajtoheshin për ndarjen e një kombi shumë të madh të kohës? Këto memorandume të Londrës janë të gjitha të ruajtura. Nëse ato janë  e që janë, a janë hulumtuar nga  shqiptarët?

-Vendimi më fatkeq  ishte : ” Konferenca e Londrës nuk e pranoi si bazë për zgjidhjen e çështjes së kufijve të Shqipërisë parimin etnik “ .  Pse ?

-Me 28 Nëntor 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë . Pse  tek  “Më 22 mars 1913 Konferenca u mblodh për të sanksionuar marrëveshjen përfundimtare të Fuqive mbi kufijtë “ , e jo më herët ?
–  Si u bë që “ 
Nga fundi i prillit të vitit 1913, garnizoni turk i Shkodrës kapitulloi ‘ ?

A mësuam ndonjë gjë nga  vendimet e kësaj Konference  të Londrës? Si të mësojmë kur asgjë nuk shkruhet .

Fahri Xharra,29.07.18
Gjakovë