Kon: Situata më kritike me Covid-19 është në Bujanoc
Epidemiologu Dr Predrag Kon thotë se situata më kritike me Corona virusin është në Bujanoc dhe gjithë rrethin e Pçinjës, ndërsa në pjesën tjetër të Serbisë situata është duke u stabilizuar.
Aktualisht, situata më kritike është në Bujanoc dhe në të gjithë rrethin e Pçinjës, por në zona më të vogla, epidemia është më e lehtë për t’u kontrolluar – tha Dr. Kon.