Në komunën e Bujanocit deri tani janë regjistruar 179 të infektuar me Covid-19
Në mbledhjen e tretë të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, Drejtoresha e Shtëpis së Shëndetit në Bujanoc Dr.Lela Jovanoviq ka prezentuar raportin mbi gjendjen e fundit epidemiologjike në territorin e Komunës së Bujanocit.
Sipas këtij raporti, që nga shpërthimi i pandemisë, në Bujanoc, janë regjistruar 179 të infektuar me koronavirus, përderisa për 17 të tjerë po priten rezultatet nga mostrat e marra.
Raporti i datës 21 gusht nga Shtëpia e Shëndetit, u miratua nga anëtarët e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, ndërsa mbledhja po vazhdon edhe më tej.