Komuna Preshevës njofton se ka përfunduar transferin financiar për OJQ’t
Komuna e Preshevës njofton se ka përfunduar transferi financiar i programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve, organizatave tjera joqeveritare dhe organizatave sportive me seli në territorin e Komunës së Preshevës.
Komisioni për vlerësimin e projekteve dhe programeve, me qëllim të mbështetjes gjithëpërfshirëse dhe korrekte për të gjithë aplikuesit, përveç vlerësimit nga aspekti procedural sipas vendimit, është bazuar edhe në raportin e sjellur nga aktivitetet e vitit të kaluar, me qëllim të një sistemi llogaridhënës dhe transparent për ndarjen e mjeteve publike.
Mbështetje financiare të tilla kanë per qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe impelmentimin e projekteve në fusha të ndryshme ku do të përfitojnë shoqëria jonë.