Komuna e Preshevës ka filluar përgaditjet për planifikimin e Buxhetit për vitin 2020
Pasi jemi në prag të përfundimit të Buxhetit të vitit 2019, Komuna e Preshevës ka filluar përgaditjet për planifikimin e Buxhetit për vitin 2020, andaj Java e Buxhetit do të filloj më datë 11 Nëntor dhe do të përfundoj më datë 17 Nëntor 2019.
Java e Buxhetit quhet BUXHETI YT, përfaqësuesit komunal i kanë bërë thirrje të gjithë Qytetarët, Drejtorët e Institucioneve, Partitë Politike, Kryetarët e Bashkësive Lokale, Përfaqësuesit e Shoqatave të Diasporës dhe Bizneset Private të bëhen pjesë e përpilimit të Buxhetit për vitin 2020 duke kontribuar me idetë dhe propozimet e tyre.