Komuna e Gjilanit siguron transportin për qytetarët që kanë të drejtë vote në Luginë të Preshevës
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se është siguruar transporti për qytetarët e kësaj komune që kanë të drejtë vote në zgjedhjet në Serbi.
“Të dashur bashkëqytetarë nga Lugina e Preshevës, ju njoftojmë se komuna e Gjilanit ka siguruar transportin për të gjithë ju që jetoni e veproni në Gjilan, për në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi”, ka shkruar Hyseni.
Tutje, njoftoi se nëse qytetarët dëshirojnë më shumë informata të drejtohen tek Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Komunës së Gjilanit.
“Të mobilizohemi për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Hyseni.