Lajme

Komuna e Gjilanit i ka anuluar të gjitha aktivitetet e festës së 7 marsit pas tragjedisë që ndodhi në Gjilan.

Kryetari i komunës së Gjilanit,  Lutfi Haziri ka reaguar pas aksidentit. Ai ka thënë  se në shenjë solidariteti për tragjedinë që ndodhi para pak minutash, ka anuluar çdo lloj aktiviteti sa i përket shënimit të 7 Marsit

Haziri ka thënë se i ka aktivizuar mekanizmat emergjentë, duke përfshirë të gjithë drejtorët e drejtorive në bashkëpunim me policinë, prokurorinë dhe organet tjera

Haziri ka shprehur keqardhje pasi një person ka vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar.

Ai tutje ka thënë se sipas informatave të para, kamionit me targa 01 nuk i kanë funksionuar frenat dhe pos dëmeve në njerëz, ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ku janë përfshirë dhjetëra vetura dhe dëmtim i pronës publike.

‘Lutem që familjet e personave të prekur ta përballojnë këtë dhembje që është tragjike për të gjithë ne’, ka thënë kryetari i Gjilanit

Në shenjë solidariteti me personat e prekur, kam anuluar çdo lloj aktiviteti sa i përket shënimit të 7 Marsit’, ka shkruar Haziri në një postim në Facebook.