Lajme

Komuna e Bujanocit shpallë konkurs mbi bashkëfinancimin e projekteve dhe programeve të informimit,

ëKomuna e Bujanocit, rrespektivisht, Drejtorati për veprimtari shoqërore pranë administratës komunale, ka shpallur sot konkursin për bashkëfinancimin e prodhimit të përmbajtjeve mediale me vler 5mln dinare në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2019, të cilët janë të rëndësishëm për realizimin e interesit publik i cili është i definuar me nenin 15. të Ligji mbi informimin publik të medieve.

Në konkursin e publikuar sot, thuhet: “Mjetet e ndara për projektet të cilat zgjasin më shumë se një vit, paguhen në vitin për të cilin është shpallë konkursi, ndërsa  afati për dorëzimin e aplikacioneve dhe projekteve zgjatë deri më 12.03.2019”.

Komuna e Bujanocit, me planifikimin e buxhetit për vitin 2019-të, ka parapa, pesë milionë dinarë për përkrahjen e programeve dhe projekteve të informimit që do të implementohen në territorin e Komunës së Bujanocit