Të fundit

Kamberi takon Canaj: Tema e diskutimit, pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka takuar Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj. “Nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant është eminente!
Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh”, ka thënë Kamberi.