Komuna e Bujanocit ka fituar projekt prej 31 milion eurove
Një lajm i mirë për qytetarët e komunës së Bujanocit nga kryetari i kësaj komunë Nagip Arifi ku thuhet se janë fituar 31 milion euro për këtë komunë. Lajmin për këtë projekt, përmes një postimi në llogarin e tij në rrjetin shoqëror facebook, e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Ai përmes këtij postimi ka njoftuar se projekti prej 31 milion eurove do të përfishë fushën e infrastrukturës si dhe për punësimin e qytetarëve nga Bujanoci.
Për projektin është biseduar sot në takimin e kryetarit Arifi me Ministrin e ndërtimit, trafikut dhe infrastrukturës, Tomislav Momiroviq.
“Ky projekt tregon edhe synimin tonë që Bujanoci të jetë epiqendër e investimeve, dhe kjo e rendit komunën tonë si më tĕ mirat ndër 65 komunat pjesëmarrëse të këtij projekti në tërë Serbinë.” ka shkruar Arifi.
Derisa, Ministri Momiroviq, përmes një cicerime ka thënë se përmes këtij projekti në do të ndërtohet infrastrukturë komunale krejtësisht e re.
“Kam biseduar me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, për projektet për ndërtimin e infrastrukturës komunale. Brenda projektit “Serbia e pastër”, për Bujanocin është planifikuar një investim prej 31 milje euro, në ndërtimin e një infrastrukture krejtësisht të re komunale.” ka shkruar Momiroviq në llogarin e tij në rrjetin shoqëror Twitter.