Të fundit

Kronikë zgjedhore/ Arifi: Liderdshipi i vjetër politik ka nënçmuar banorët e fshatit Geraj duke mos realizuar investime në këtë vendbanim

Liderdshipi i vjetër politik ka nënçmuar banorët e fshatit Geraj duke mos realizuar investime në këtë vendbanim, ka thënë kështu në fjalën përshëndetëse sot në fshatin Geraj kryetari i APN’s Shqiprim Arifi.

“Ata që na quajtën mashtrues ne u argumentojmë me punët në terren ku shihen projektet që janë realizuar në këtë vendbanim. Të korruptuarit prishën edhe koalicionet për shkak të përqindjeve që kërkonin në tenderet e projekteve të kontraktuara. Ne jemi këtu që të punojmë në të mirën e qytetarëve e jo të plackisim djersën e tyre duke u pasuruar e blerë banesa në Prishtinë, ka thënë kështu në fjalimin para banorëve të fshatit Geraj kryetari Arifi. Ai ka rikujtuar opinionin se sikur Ragmi Mustafa që ka keqpërdor paranë publike edhe ish kryetari I PVD-së sa ishte deputet në Parlament mjetet që ka marrë për dy mandate në vlerën prej 960.000,00 eurove nuk dihet se ku janë sistemuar. Ai u dha sot përgjigje edhe atyre që përqeshin të folurit e tijë, Kryetari Arifi ka deklaruar se ai flet gjuhën e popullit. Arifi ka drejtuar gishtin tek kryetari I PDSH-së, Ragmi Mustafa i cili sipas Arifit po jep premtime boshe në opinionin publik. Nga larg e pyet Mustafën se përse për 20 vite nuk e bashkove Luginën e Preshevës me Kosovë meqë po mban slloganin Autokton. Pse për 12 vite sa ishe kryetar nuk e refuzove buxhetin e Serbisë etj.

Tutje gjatë fjalimit të mbajtur sot Arifi ka thënë nuk mundesh të jesh kryetar komune në këtë shekull pa e njohur së paku një gjuhë të huaj. Banorët e fshatit Geraj janë falemderues për realizimin e projekteve që janë bërë në fshatin e tyre.”- ka deklaruar kandidati për kryetar komunë Shqiprim Arifi.

Gjatë qëndrimit sot në Geraj Shqiprim Arifi ka vizituar edhe kompaninë lidere në Preshevë.

Më poshtë mund ti shihni edhe disa fotografi të realizuara nga aktiviteti i sotëm i APN’s në faharin Geraj: