BotaShëndetësi

Kompania amerikane premton mrekulli: Vaksinat për kancer, gati nga viti 2030

Kompania e njohur amerikane për prodhime mjekësore, “Moderna”, ka premtuar se vaksinat kundër kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare e autoimune si dhe probleme të tjera shëndetësore do të jenë të gatshme për përdorim nga viti 2030.

Studimet për këto vaksina po shfaqin “premtim të jashtëzakonshëm” dhe disa hulumtues thonë se progresi që zakonisht zgjat 15 vjet është shënuar për 12 deri në 18 muaj duke iu falënderuar suksesit të vaksinës kundër koronavirusit, raporton gazeta “The Guardian”.

Dr. Paul Burton, shef mjekësor në kompaninë “Moderna”, tha se beson që kjo kompani do të mund të ofrojë trajtime të tilla për “Të gjitha llojet e fushave të sëmundjeve” brenda hiç më shumë se pesë viteve.

Kompania e njohur, e cila zhvilloi një vaksinë udhëheqëse kundër koronavirusit, është duke zhvilluar vaksina kundër kancerit që vënë në shënjestër lloje të ndryshme të tumorit.