Lajme

Komandanti nga Thumana: Gjetëm 3 viktima, ishin te dera e shtëpisë! Një vajzë e re po mbante fëmijën në dorë

Përgjegjësi i operacionit të kërkimit në Thumanë ka deklaruar se janë ndërprerë punimet, teksa ka dhënë detaje nga shpëtimi i tre personave të gjetur vetëm pak minuta më parë.

Për mikrofonin e Report Tv ai ka deklaruar se janë gjetur shumë pranë derës, çka tregojnë se kanë qenë në tentativë për të dalë jashtë shtëpisë. Më tragjik është djali i vogël i familjes Vata vetëm 7-vjeç është gjetur i mbërthyer nga vajza e re e familjes Cara, në përpjekje për ta mbrojtur, por fatkeqësisht nuk ia dolën mbanë të dalin të gjallë nga rrënojat.

“Kemi bërë kërkime shumë të dendura. Viktimat kishin qenë tek dera, janë munduar të hapin derën dhe u është bllokuar. Një fëmijë, një grua në moshë dhe një vajzë e re që po mbante fëmijën në dorë. Jemi lodhur, rraskapitur ne do të fillojmë punën që të mos aksidentojmë shokët dhe vetën tonë. Terreni është lehtësuar dhe pengesa kryesore na janë bërë tërmetet e tjera që na rrezikonte jetën dhe ne”, tha përgjegjësi i operacionit të kërkimit.