Kolona të gjata në pikat kufitare, deri në tri orë pritje në dalje në Merdar dhe te Dheu i Bardhë
Qendra e Menaxhimit Kufitar ka bërë të ditur se sërish ka pritje në pikë-kalimet kufitare, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Në njoftim bëhet e ditur se në Merdar pritjet në dalje janë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në dy orë e gjysmë.
Pikat e kalimit kufitar: hyrje (min) dalje (min)
Merdar 05-10 150-180
Jarinje 05-10 15- 20
Bernjak 05-10 05-20
Dheu i Bardhë 05-10 120-150
Vërmicë 03-05 03-05
Muçibabë 05 10-15
Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ueb faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta