Të fundit

Mutafi: Nuk kemi kohë për të humbur, fillojmë komunikimet me përfaqësuesit e partnerëve

Ragmi Mustafi nga lista e “Partisë për Veprim Demokratik”, (PVD) në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, konsideron se pas përfundimit të zgjedhjebe tani nuk duhet humbur kohë por duhet filluar komukimi për partneritet për udhëheqjen e KKSH-së

Postimi i tij i plotë në Facebook: 

Kjo është fitore e shqiptarëve

ju faleminderit të gjithëve nga zemra

Përgëzoj rivalët për rezultatin e tyre. Ju shpreh gatishmërinë për bashkëpunim.

Këshillin Kombëtar Shqiptar do ta zhvillojmë edhe më shumë.

Nuk kemi kohë për të humbur.

Do të fillojmë komunikimet me përfaqësuesit e partnerëve të ardhshëm për ta konsoliduar përbërjen e re qeverisëse.

Vazhdojmë bashkë

Për më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Luginë. Për më shumë Amerikë