Klubi futbollistik i femrave “K.F Presheva” kërkon mbështetje nga sportdashësit preshevar
Klubi i vetëm i femrave në komunën e Preshevës, që garon në Ligën e dytë zhvillimore të Serbisë për rajonin e jugut, tranmeston Ministria Lajmeve.
Klubi “K.F.F Presheva” kërkon mbështetje morale dhe financiare, në radhë të parë nga komuna, rrepektivisht nga zyra për zhvillim ekonomik, si dhe nga sportashësit preshevarë të cilët kanë mundësi të ndihmojnë klubin në fjalë.
Klubi “K.F.F Presheva”, kanë filluar sezonin 2018/2019 për herë të parë në qytetin e Preshevës në futboll femrash, por edhe pse fillestarë, me angazhimin e trajnerëve dhe me punë të pa lodhur, kanë arritur të sigurojnë pik të mjaftushme dhe numër të mirë rendor në tabelën e Ligës së dytë, ku vlenë të theksohet se kanë lëene mbrapa shumë klube që garojnë qe shumë vite.
Klubi i femrave “K.F.F Presheva”, ka një numër të konsidrueshëm të futbollisteve femra, ndonëse nuk mungon puna as talenti për t’u avancuar dhe më shumë, mirëpo kushtet jo të mira finansiare e brengosin këtë klub, si dhe kërkojnë nga pushteti lokal, afaristë vendorë dhe donatorë nga diaspora, që ta ndihmojnë klubin në fjalë me mjete finansiare dhe paisje sportive. Pas këtij njoftimi klubi “K.F.F Presheva”, shpreson se do të përkrahet nga të gjithë ata që e duan sportin, e veçanërisht ata që e duan futbollin
Numri i llogarisë bankare i klubit “K. F.F Presheva” ; 205-258674-66