LajmeTë fundit

KKSH: Sulmi i futbollistëve të Luginës, mbi baza etnike!

DHUNA ËSHTË E PAPRANUESHME
Këshilli Kombëtar Shqiptar me kujdes po përcjellë situatën dhe shpreh shqetësimin e tij lidhur me rritjen e shqiptarofobisë në Serbi.

Gjatë ndeshjes futbollistike në mes të K.F. “Lugina” dhe klubit nga Levosoja, në fushën e kësaj të fundit, futbollistët dhe stafi i K.F. “Lugina” u sulmuan dhe pësuan lëndime fizike. Këtij sulmi fizik ndaj lojtarëve të K.F. “Lugina” i paraprinë fyerjet në baza racore e kombëtare.
Keto janë vetëm tregues të klimës dominuese shoqërore në Serbi kundër pakicave në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti dhe rritjes së shqiptarofobisë në Serbi.
Pas rastit me furrën e bukës “Roma” të Mon Gjura në Borçë të Beogradit më 27.04.2019, rastet të tjera : si lokali i furrtarit Halit Osmanaj në Dollova të Pançevës më 21.03.2019; Grafitet e marsit në Zrenjanin, “vrit shqiptarët”; Apo edhe rasti i lokalit të furrtarit Riza Likaj në Çallarevë të Baçka Pallankës më 03.12.2018, gjatë së diel u shënua edhe një rast i sulmit në baza etnike ndaj shqiptarëve në Serbi.

Andaj, me këtë rast, dënojmë autorët e këtij incidenti, dhe urojmë që autoritetet të kujdesen që raste të ngjashme si ky të mos përsëriten asnjëherë në të ardhmen.
Kurse futbollistëve të dëmtuar n m i uroj shërim të shpejtë, kurse K.F. “Lugina” i uroj suksese të mëtutjeshme, duke shpresuar që ky rast të shërbejë për motivim shtesë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar
Ragmi Mustafa