KKSH shpërblen nxënësin Ajan Hajrullahu dhe profesoreshën Zeqavete Selimi
Kryetarit i KKSH-së Nevzad Lutfiu takon nxënesin e suksesshëm të shkollës fillore nga Presheva, Ajan Hajrullahun.
Lutfiu konsideron se nxënësit si Ajani KKSH do të jetë e gatshme ti ndihmojë sepse ata janë amasodorët tanë.
Postimi i plotë i Lutfiut:
Shpërblime për nxënësin Ajan Hajrullahu dhe profesoreshën Zeqavete Selimi
Sot realizova një takim të këndshëm me Ajan Hajrullahun, nxënës i shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, që këtë vit arriti të fitojë vendin e parë në gara regjionale në lëndën e fizikës dhe kimisë si dhe vendin e dytë në gara republikane në lëndën e kimisë.
Përveç shpërblimeve, për nxënës si Ajani do të jetë në dispozicion vetura dhe shoferi i KKSH kur ka nevojë për pjesmarrje në gara, sepse Ajani dhe nxënësit si ai janë ambasadorët tanë.