KKSH: Kërkon që gjuha shqipe të repektohet si gjuhë zyrtare
Komisioni për përdorimin zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip në kuadër të Këshilli Kombëtar Shqiptar në mbledhjen e radhës shqyrtoi përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Bën thirrje të gjitha institucioneve në nivelin e këtyre komunave (publike, shtetërore, rajonale e lokale) të respektojnë ligjin dhe mos të privojnë shqiptarët nga komunikimi zyrtar i gjuhës shqipe.
Vlerësoi se përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve nga zyrtarët e lartë të Republikës së Serbisë, është shprehje e hapur e shqiptarofobisë dhe tentativë e vazhdueshme për të vënë si qytetar të dorës dytë si dhe u shqyrtua vendimi që të njëjtëve të ngrihet padi për përdorim të gjuhës së urrejtjes.
U shtjelluan problemet dhe vështirësitë e vazhdueshme që po hasen në këtë fushë, në mosrespektimin e dy gjuhësisë nga institucionet republikane dhe jo vetëm. Kjo shprehet në emërtimin e rrugëve nëpër vendbanimet shqiptare dhe vendosja e tabelave të komunikacionit vetëm ne gjuhën serbe.
Vlen të theksohet se u shqyrtua fillimi i iniciativës për krijimin e një baze të të dhënave mbi angazhimin proporcional nëpër institucionet shtetërore, pasqyrimin e saktë të gjendjes në teren.
Komisioni për përdorimin zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip këmbëngul që pa respektimin e të drejtave që sigurojnë konventat ndërkombëtare dhe ligjet vendore, në veçanti të gjuhës shqipe në Luginës së Preshevës nuk mund të pretendojmë për avancimin e të drejtave të pakicave konformë standardeve evropiane e rajonale.