Lajme

Kishte dal me leje nga burgu, 45-vjeçari shqiptar ekzekutohet në Itali

Një 45-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Romë rreth orës 23:30 minuta, në zonën e quajtur Tufello.

Sipas mediave italiane referuar edhe burimeve të policisë viktima, ka qenë person me precedent penal dhe në momentin që ai është qëlluar ka qenë duke u rikthyer në burg pasi kishte dalë me leje.

Shqiptari kishte takuar bashkëshorten e tij, por vetëm pak metra larg banesës ai u qëllua dy herë me pistoletë, një plumb e goditi në pjesën e kokës dhe një tjetër në gjoks.

Autoritetet Italiane shprehen se atentati ishte i mirëorganizuar, ndërkohë kanë nisur hetimet për kapjen e autorit./ opinion.al