Lajme

Ambasadori gjerman e reklamon ajvarin e Krushës në Berlin

Organizata të ndryshme gjermane që nga paslufta kanë ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës.

E tillë ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe “GIZ”-i gjerman, organizatë e cila edhe sot e kësaj dite operon në Kosovë, duke mbështetur bizneset e vogla.

Një mbështetje të tillë gjermanët ua kanë dhënë edhe grave të Krushës, të cilat merren me prodhimin e ajvarit.

E ajvarin e grave të Krushës, ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, e ka reklamuar edhe në mes të Berlinit.

Heldt ka thënë se ky është një premtim që e kishte dhënë, ndërkohë porositë gjermanët që të hanë më shumë ajvar.

“Hani më shumë ajvar, është i shëndetshëm dhe i shijshëm”, ka shkruar Heldt.

Kjo nuk është hera e parë që një diplomat i shteteve të huaja reklamon një produkt të prodhuar në Kosovë. Edhe ambasadori i Japonisë në OKB, Yoshifumi Okamura, kishte reklamuar verën e prodhuar në Rahovec.

20 years German-Kosovar cooperation: For a decade now, the strong ladies of #Krusha work as cooperative set up with @giz_gmbh. Promised at my last visit to raise Ajvar awareness in??. And it is available even in the heart of Berlin. Germans, eat more Ajvar, healthy and ? pic.twitter.com

— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) November 20, 2019