Lajme

Kisha Ortodokse Serbe: Duan të na zhdukin nga Kosova

Kisha Ortodokse Serbe ka thënë se “Prishtina, bota, por edhe disa nga Beogradi”, po duan ta paraqesin atë “si pjesëmarrëse dhe madje fajtore të konflikteve dhe ngjarjeve tragjike”.

Kisha Ortodokse ka thënë se qëllimi është që ta zhdukin “atë dhe besimtarët e saj nga Kosova e M.”.

Kisha ka ngushëlluar familjarët e viktimave të sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Në sulmin e së dielës në Banjskë të Zveçanit, u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë tjerë.

Ndërkohë po ashtu u vranë edhe tre prej sulmuesve.

“Me keqardhje vërejmë se shumë nga Prishtina dhe nga bota, por që është shumë më tragjike, edhe nga Beogradi, nga pole të ndryshme ideologjike, pa zgjedhur mjete, përpiqen ta portretizojnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse, madje edhe fajtore, të konflikteve dhe ngjarjeve tragjike. Qëllimi i atyre që me çdo kusht duan që ta tërheqin Kishën në konflikte tragjike është që Kisha Serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga Kosova e M.” – thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse Serbe.