BoksSporti

Kikbokseri preshevar Emurllah Junuzi nënshkruan marveshje me Klubin e Boksit „Berserker GYM “ Balzers

Kik Bokseri Preshevar Emurllah Junuzi nga Zvicra nënshkruan marveshje me Klubin e Boksit „Berserker GYM “ Balzers.

Kik Bokseri preshevar Emurllah Junuzi, sot ka arritur marrveshje me një nga Klubet më të njohura të boksit në Zvicër „Berserker GYM “ në Balzers kantoni i Liechtenstein ku është mirë pritur nga Trajneri Mike Kieber.

Tetëmbëdhjet vjecari me prejardhje nga Rahovica e Preshevës por që jeton në Mels të Zvicrës, Karrierën e tij filloj qysh në moshën 10 vjeçare gjatë trajnimeve të mbajtura me trajnerët e tij Mahir Hanli dhe Kemal Hani.

Që nga atëherë e deri më tani Junuzi ka fituar nga viti 2016 e deri me tani 3 medalje të Arta dhe 4 diploma ku i takoi vendi i parë . Po ashtu ai është një ndër nxënësit më të shkëlqyer në shkollat e Melsit të Zvicres.

Preshevari Emerllah Junuzi ka theksuar per portalin Syri.tv se me arritjen e kësaj marveshje prite të ndeshet në garat Rajonale në Zvicër dhe ato Nderkombtare në UFC të Amerikës. Shpresojmë se dhe atje ai do të fitojë vendin e parë . /Arben Mehmeti – SyriTv