FutbollSporti

KF Tërnoci trimfon në derbin lokal kundër KF Luginës

Në xhironë e nëntë të ligës së Rrethit të Pçinjës sot përfundoi derbi i “shqiponjave” mes KF Tërnocit dhe KF Luginës.

Ishte një ndeshje dinamike me raste të shumta nga të dyja klubet, mirëpo KF Tërnoci bëri diferencën ku dhe doli trimfuese në këtë derbi lokal me rezultat 5:1

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 13 nga sulmuesi Bunjamin Xhemaili ku dhe me pas shënoi “hat-trick”, ndërsa në minutën e 55 shënoi Hasan Bajami.

Ndërsa golin e vetëm për KF Luginën e shënoi Ramadani.

Nga minuta e 61 KF Tërnoci mbeti me 10 lojtarë për shkak të futbollistit Urim Aliu i cili u ndëshkua me karton të kuq, dhe pas 10 minutave po ashtu me 10 lojtarë mbeti edhe KF Lugina si pasojë e ndëshkimit me karton të kuq.