Këto pjesë të trupit tuaj kurrë nuk pushojnë së rrituri, nuk janë as eshtrat as thonjtë
Me kalimin e viteve, disa pjesë të trupit vazhdojnë të rriten
Nëse keni menduar që me rritjen keni përfunduar pasi keni dalë nga puberteti e keni gabim, sepse gjatë jetës disa pjesë të trupit vazhdojnë të rriten dhe të zmadhohen, transmeton Telegrafi.
Dy pjesë shumë të rëndësishme të trupit gjatë jetës rriten, edhe pse pjesa tjetër e trupit ka përfunduar me rritjen.
Doktor Rayan Neinstein, kirurg plastik, shpjegon se si dy pjesë të trupit tonë dallohen nga pjesët e tjera.
Numri më i madh i qelizave pushojnë së rrituri në pubertet, ndërkaq kur qelizat e eshtrave, muskujve dhe yndyrat pushojnë të shtohen, ne pushojmë së rrituri.
Kjo nuk do të thotë që disa qeliza vdesin dhe krijohen të reja, vetëm që numri i tyre në njëfarë mënyre është i kufizuar, ka theksuar ai.
Veshët tanë dhe hunda janë unikë në krahasim me pjesën tjetër të trupit, sepse këto inde vazhdojnë të rriten gjatë jetës.
Kur shikoni dikë i cili është 80 vjeç dhe e krahasoni dukjen e tij me atë se si është dukur në moshën 20 vjeç, do të vëreni që ka shumë qeliza në pjesën e hundës dhe të veshëve.
Prandaj, nëse keni vërejtur që disa të moshuar kanë hundë të madhe ose veshë të mëdhenj, kjo është arsyeja për këtë dukuri. Nëse pyesni përse flokët dhe thonjtë nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, doktor Neinsteinka përgjigjen për këtë.
– Flokët dhe thonjtë rriten, sepse kështu ka përcaktuar gjenetika dhe dallohen nga të gjithë. Koka tullace, p.sh. është trashëguese, thekson ai.