KËTË JAVË FILLON SANIMI I GROPAVE NË RRUGËT E BUJANOCIT
Punimet për harrnimin gropave në rrugët e Bujanocit dhe vendeve të tjera në komunë do të fillojnë këtë javë, pasi që procedura e prokurimit publik u përfundua të premten e kaluar, njofton Enver Ramadani, kreu i Departamentit përgjegjës për Zhvillim dhe Investime.
Ramadani tha se procedura e prokurimit publik është përfunduar dhe se punimet përgatitore pritet këtë javë.
Siç thashë më parë, ishte e nevojshme të prisnim mbylljen e prokurimit publik për të filluar punën. E vetmja kompani që ka dërguar ofertën është Saba Belça dhe tashmë të martën do të nënshkruhet kontrata”, tha Ramadani.
Vetqeverisja lokale ka ndarë 3 milion dinarë për mirëmbajtjen e rrugëve lokale nga buxheti për vitin 2019.
Në pyetjen se është vonuar me punimet, Ramadani e mohoi këtë, duke përmendur shembuj të komunave dhe qyteteve fqinje.
“Komuna e Preshevës nuk ka publikuar ende prokurimin publik, ndërsa në Vrajë, sipas informatave që kam, të hënën, pritet të hapen ofertat. Gjithashtu, në rrugët rajonale, të cilat janë nën juridiksionin e shtetit, rehabilitimi nuk ka filluar”, tha Ramadani.