Këshilli Komunal merr vendimin për ndihmë financiare Bujqëve të komunës së Preshevës nga: “Pakoja Emergjente Presheva 2020 ”
Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës, në mbledhjen e mbajtur më datë 09.07.2020, merrë këtë:
V E N D I M
Për ndihmë financiare Bujqëve të Komunës së Preshevës nga: “Pakoja Emergjente Presheva 2020 ”
Mbështejtje financiare për të gjithë bujqit që kanë të regjistruar Ekonominë bujqësore në regjistrin e ekonomive bujqësore në komunën e Preshevës.
Këshilli Komunal miraton propozim – Vendimin e komisionit për ndihmë financiare bujqëve nga “Pakoja Emergjente Presheva 2020 ”, në vlerë prej 15,000,000 dinarë , gjithsejt janë 849 përfitues.