Të fundit

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, reagon për situtën në veri të Kosovës

Këshilli Kombëtar Shqiptar dënon ashpër sulmin e armatosur të grupeve parapolitike të Serbisë kundrejt Policisë së Kosovës, me ç’rast një zyrtar policor i Republikës së Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një tjetër u plagos.

„Kjo situatë deomos rritë pasigurinë në Luginën e Preshevës, ku Serbia në vazhdimësi përdorë forma të egra të diskriminmit e represionit.
Ky akt i sotëm kriminal duhet të jetë një kthesë në qasjen e faktorit nderkombëtar karshi Serbisë e cila deri më sot jo që nuk u distancua asnjëherë nga sulmet ruse në Ukrainë, por po provokon sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke krijuar pasiguri në gjithë Ballkanin.
Bashkë me shqiptarët e Luginës ndajmë dhimbjen e thellë me familjen e policit të vrarë kurse policit të plagosur në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i dëshirojmë shërim të shpejt“ ka shkruar kryetari i KNSH-së Nevzad Lutfiu