Lajme

“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën”

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që Kosova i ka marrë më parë.

“Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk i respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk janë të mira”, ka shkruar ai.