Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë solidarizohet me vëllezërit në Shqipëri
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë solidarizohet me vëllezërit në Shqipëri.
Duke parë nevojën emergjente për vëllezërit tanë në Shqipëri të goditur nga tërmeti , KBI Preshevë morri vendimin që në xhamitë e komunës së Preshevës këtë të xhuma në hutbet e ditës premte të flitet për solidarizimin me vëllezërit tanë në Shqipëri dhe të mblidhen mjete që tu dilet në ndihmë në këtë situatë të vështirë.
Duke lutur Zotin që situata e krijuar të tejkalohet sa më lehtë.
Allahu i shpërbleftë gjithë ata që po ndihmojnë popullin shqiptar.
Kryetari Sevdail Jakupi