KËSHILLI EVROPËS RAPORTON EDHE PËR LUGINËN E PRESHEVËS
Këshilli Evropës ka lëshuar një deklaratë të shkurtër për media më 18 dhjetor 2019 “Me gjithë përpjekjet e autoriteteve serbe, mbrojtja e të drejtave të minoriteteve duhet të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme… “.
Të shkëputur nga Raporti i 4-të (43 faqe) i Komitetit Këshillëdhënës i Këshillit të Evropës për Konventën Kornizë mbi Mbrojtjen e Pakicave Nacionale të adaptuar më 26 qershor 2019.
Në këtë raport janë përfshirë çështje si:?
Trajtimi i pabarabartë i këshillave kombëtare të pakicave nacionale nga shteti;
Qasja jo fleksibile në trajtimin e numrit të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar;
Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve;
Mungesën e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip në institucionet shtetërore;
Mos përfshirja e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore;
Mungesa e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe;
Mos njohja e diplomave të shqiptarëve të përfituara jashtë vendit (KOS, ALB, NMK);
Pamundësinë për të siguruar funksionimin e mediave nga shteti;
Pamundësinë për të siguruar fonde të mjaftueshme në mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit e kulturës;
Mospërfillja e marrëveshjeve mes përfaqësuesve institucional/politik dhe shtetit serb.
Ky raport përbëhet në çdo 5 vite nga raportimet shtetërore dhe më pas verifikohen nga komiteti faktmbledhës në teren.
Në Këshillin Kombëtar Shqiptar kanë qëndruar me takime intensive pune më 18 mars 2019 i përbërë nga znj. Edita Ziobiene, znj. Marie Hagsgard, z. Petter Wille, z.Jean-Etienne Kautzmann. Me ç ‘rast janë deponuar të gjitha dokumentet e rëndësishme.
Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar pat ndihmuar në aranzhimin e takimeve me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Lugina e Preshevës.
Përderisa më 26 mars 2019 në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar me shefin e zyrës se Këshillit të Evropës, ambasadorin Tobias Flessenkemper dhe asistentja e tij Mona Alghaith shqyrtuam qëndrimet rreth zbatimit të Konventës Kornizë.