LajmeTë fundit

Vulin i reagon ashpër Komshiqit, për të cilin Kosova është e pavarur

Ministri i mbrojtjes së Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj anëtarit të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës që deklaroi se “për mua Kosova është e pavarur”, paragjykoj që Komshiq nuk do ketë asgjë kundër fjalëve të veta dhe pasojave të tyre.

Këtë deklaratë ai e bëri pas deklaratës së djeshme të anëtarit kroat të kryesisë së BiH Zhelko Komshiq që tha se “për mua Kosova është vend i pavarur”, përkundër faktit se nuk ekziston njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe BiH..

“Ndonëse nuk ka njohje të ndërsjellë mes republikës Srpska dhe Serbisë, kjo është faktikisht punë e kryer. Si qëndrojnë sot gjërat duhet të presim, ndonëse nuk ka dilema se RS është shtet i pavarur” tha Vulin.

Sipas Vulin “Kjo nuk është deklarata ime, unë respektoj marrëveshjen e Dejtonit dhe BiH. Kjo është deklarata e Komshiq i cili vetë në vend të Kosovës ka vendosur Republika Srpska. Paragjykoj që ai nuk do të ketë asgjë kundër fjalëve të veta dhe pasojave të tyre” – tha Vulin si reagim ndaj deklaratës së Komshiq.

Vulin duke përfunduar tha se serbët thonë “mos i bëjë dikujt atë që nuk do që ta bëjnë ty “, përfaqësuesi kroat i kryesisë së BiH nuk ka mundut të mësoj këtë shprehje popullore.