Të fundit

Deputeti Kamberi e quan formimin e qeverisë se re në Serbi vazhdimësi problematike

Ai ka thënë se prioritetet e Serbisë mbeten të njëjta, teksa sipas tij, vazhdon edhe loja me dy karrige dhe mohohet realitet në Kosovë.

“Në Beograd, sot u zgjodh Qeveria e re. Qeveria e vazhdimësisë, siç u quajt. Në bazë të ekspozesë së kryeministres së re (vjetër) Ana Bërnabiq, prioritetet e qverisë mbeten të njëjta. Shefi i qeverisë mbetet i njëjtë. Vazhdimësi në lojën me dy karrige, pa ide të qartë për integrimin evropian, me tendencë të refuzimit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së. Vazhdimësi në mohimin e realitetit rreth Kosovës dhe tendencave të prolongimit të marrëveshjes finale”, ka shkruar Kamberi.
Sipas Kamberit, me qeverinë e vazhdimësisë, Serbia vazhdon të mbetet problem serioz që Ballkani Perëndimor të gjej qetësi.

“Vazhdimësi në ambiciet për “Botën serbe”. Vazhdimësi në mohimin e përgjesësisë për rolin e Serbisë për luftërat e përgjakshme. Vazhdimësi në glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe mbrojtjes së muraleve të tyre në rrugët e Beogradit. Vazhdimësi në diskriminimin e pakicave. Vazhdimësi me logjikën autoritariste të presidentit “shteti jam unë”. Serbia, me qeverinë e saj të vazhdimësisë, do të vazhdojë edhe më tej të mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.